IuteCredit ofron kredi për veturë deri në 10.000 euro në vetëm 30 minuta
11/07/2019
Blerja e një veture është një ngjarje shumë e rëndësishme për jetën e çdo qytetari të Kosovës. Shpesh herë përzgjedhja e saj bëhet edhe në varësi të mundësive ekonomike që cilido prej nesh ka.
Këto mundësi ekonomike që pasi na kanë influencuar në blerjen e një veture, më pas janë shfaqur si zgjedhje të gabuara duke blerë një veturë që nuk i përmbush pritshmëritë tona ose duke e parkuar veturën më shpesh tek oborri i mekanikut se në oborrin e shtëpisë sonë. Ky informacion i dobishëm u drejtohet në mënyrë të veçantë edhe atyre personave që nuk e blejnë një veturë sepse asnjëherë nuk arrijnë të mbledhin të gjithë shumën për veturën e dëshiruar.
Për të gjitha këto kategori personash vjen në ndihmë kompania IuteCredit, me produktin e saj. Një kredi për veturë deri në 10.000 duro, të aprovueshme vetëm në 30 minuta.
IuteCredit është kompani e cila i ofron mundësinë klientëve të marrin një mikrokredi në kohë rekord dhe pa burokracitë që kushdo i ndesh në çdo institucion bankar ose financiar tjetër në Kosovë dhe kjo jo vetëm në Prishtinë, por në pjesën më të madhe të vendit.
Tashmë në zyrat e IuteCredit apo edhe online në web faqe, mund të kërkosh një kredi për të blerë veturën tënde të re ose të përdorur. Një kredi deri në shumën 10.000 euro, e gjitha kjo pa shumë burokraci dhe deri sa ti e provon, Iute ta aprovon. 30 minuta është koha maksimale që do ju duhet të prisni deri në momentin e aprovimit të kredisë.
Për të aplikuar për një kredi veturë është shumë e thjeshtë. Si në rastin e një kredie, nuk do ju nevojiten shumë dokumenta. Letërnjoftimi juaj, një vërtetim page ose të ardhurash financiare dhe aplikimi është i mundur. Garancia e vetme që do ju duhet të lini është thjesht vetura juaj. Gjithashtu, oferta u drejtohet edhe atyre personave që kanë një veturë dhe u nevojiten para. Ato mund të marrin deri në 10.000 euro vetëm duke lënë veturën e tyre peng.
Çdokush mund të aplikojë dhe të marrë menjëherë shumën e dëshiruar, në zyrat e Iutecredit në Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë apo edhe online në https://iutekosovo.wpenginepowered.com/car-loan/ . Në zyret do t’ju presë një analist kredie i specializuar në kredidhënie për blerjen e një veture. Personi i ngarkuar në asistimin e marrjes së një kredie për veturë do jetë me ju gjatë të gjithë aplikimit për t’ju këshilluar në çdo hap të këtij procesi.
Çdo informacion mbi produktet që ofron Iutecredit Kosova mund ta merrni nëpërmjet faqes së internetit https://iutekosovo.wpenginepowered.com/car-loan/ ose duke telefonuar në numrin zyrtar të kompanisë 038 40 60 80, në të cilin ju do të komunikoni drejtpërdrejtë me një këshilltar kredie.
Një kanal tjetër komunikimi me këshilltarët e kredisë është edhe faqja zyrtare Iutecredit Kosova në Facebook dhe Instagram ku do të merrni përgjigje të menjëhershme dhe të njiheni me ofertat dhe informacionet e nevojshme për të përfituar një kredi në vetëm 15 minuta dhe në vetëm 30 minuta në rastin e kredisë për veturë.
Nuk ju mbetet veçse të provoni me eksperiencën tuaj risitë dhe favorizimet që sjell Iutecredit në tregun kosovar. Ajo që do të merrni në këmbim nuk do të jetë vetëm një shumë të hollash por zgjidhja e problemit tuaj financiar.
Blej veturën tënde me financim nga Iutecredit deri në shumën 10.000 euro
Për më shumë informacione vizitoni faqen zyrtare në Facebook, uebfaqen e IuteCredit ose kontaktoni në numrin: 038 40 60 80.