038 40 60 80 HË-PR 8:00-20:00 SHT-DI 10:00-20:00

                                       

IuteCredit Kosovo

Kush mund të aplikojë për një kredi?
Aplikimi për kredi mund të bëhet nga çdo shtetas i Kosovës mbi 18 vjeç, i cili është i punësuar apo ka një aktivitet të qëndrueshëm.
Cilat janë shumat për të cilat mund të aplikoj?
Ne ofrojmë kredi nga shuma 100 deri në 700 euro për klientët e rinj dhe nga 100 deri në 1,800 euro për klientët tanë përsëritës.
Çfarë është komisioni i aplikimit?
Komisioni i aplikimit është kostoja e shërbimit financiar për analizën, kontrollin e aplikacionit të kredisë, disbursimin/pagesën e kredisë dhe për komunikimet e rregullta nëpërmes kanaleve të ndryshme me klientët.
Sa shpejt procesohet aplikimi?
Aplikimi procesohet per 10 minuta.
Cilat janë dokumentet e nevojshme për të marrë kredi?
Kontrata e kredisë mund të lidhet vetëm me letërnjoftim
Ku mund të bëhet aplikimi për kredi dhe ku mund të nënshkruhet kontrata e kredisë?
Apikimi për kredi mund të bëhet në zyrat e IuteCredit, zyrat qëndrore të Posta e Kosovës në Pejë, Prizren, Gjilan, Ferizaj,Mitrovicë, Gjakovë, Vushtrri, Therandë, Malishevë, Viti, Klinë, Deçan, Lipjan, Fushë Kosovë, Kamenicë, Kaçanik, Shtime, Drenas, Istog, Skënderaj, Junik dhe Rahovec, Shtërp dhe Graçanicë apo përmes web-faqes tone. Nënshkrimi i kontratës për kredi bëhet aty ku e bëni aplikimin, në zyrat e IuteCredit apo zyrat Qëndrore të Posta e Kosovës.
Ku ndodhen zyrat e IuteCredit dhe cilat janë oraret e punës?
Zyret e IuteCredit dhe oraret e punës mund të gjenden këtu: https://iutecredit.org/contacts/
Ku mund të tërhiqen paratë?
Kredia mund të merret në zyrat e Posta e Kosovës, Western Union ose në llogarinë bankare nëpërmjet transferimit në llogarinë bankare, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Ku mund të bëhen pagesat e kësteve të kredive për një kredi aktive?
Pagesat e kësteve të kredive mund të bëhen nëpërmjet Posta e Kosovës, Western Union ose në një llogaritë bankare të IuteCredit: NLB – 1701001012985085 BKT – 1901000016031104 TEB – 2020000141996920 BPB – 1300001500014490
A është e mundur pauzimi i pagesës së këstit?
Po, IuteCredit Kosova ofron mundesinë e pauzimit për një afat të shkurtër kohor për këstin e kredisë. Ju lutem na kontaktoni për të marrë informacionin e plotë për rastin tuaj specifik.
A mund të bëhet pagesa para afatit?
Po, kredia mund të mbyllet para afatit të përcaktuar. Ju lutem na kontaktoni për të marrë informacionin e plotë për rastin tuaj.
Çka ndodhë nëse vonohem në pagesën e këstit?
Nëse pagesa nuk do të bëhet në afatin e parashikuar, ne do tju rikujtojmë për vonesën. KUJDES – Vonesa në pagesa shton kostot tuaja, pasi mbi to vendosen kamata ndëshkuese. Nëse ju keni probleme në pagesa na kontaktoni për tju informuar.
A mund të blihen produkte me kreditë nga IuteCredit?
Po, IuteCredit lëshon kredi për blerjen e mallrave në dyqanet tona partnere. Lista e dyqaneve tona pertnere mund të gjendet këtu: https://iutecredit.org/partneret/