Faqja kryesore > Politika e privatesise se IuteCredit
Politika e privatesise se IuteCredit
Me plotësimin e këtij aplikimi online për kredi, unë njëkohësisht jap pëlqimin tim që të dhënat e mija personale të shënuara në këtë aplikacion online, mund të pëdoren dhe/apo të përpunohen nga IuteCredit Kosovo J.S.C., në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, duke përfshirë edhe dërgimin e ofertave për produktet dhe shërbimet e IuteCredit, përmes përdorimit të shërbimeve postare, thirrjeve telefonike, dërgimit të sms-ve, postës elektronike ose mjeteve tjera të telekomunikimit.
Institucion mikrofinanciar, i licencuar nga Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës.
Ky dokument së bashku me dokumentet e tjera që referohen në të përcaktojnë mënyrën se si IuteCredit Kosovo J.S.C. mbledh dhe përpunon të dhënat personale te përdoruesve të faqes së saj të internetit apo të dhënat personale që siguron nga klientët e saj në forma të tjera.
IuteCredit Kosovo J.S.C. (në tekstin e mëtjmë: ICKO) është institucion mikrofinanciar, i licencuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, i regjistruar pranë Agjenisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës me numër të regjistrimit të biznesit 71358747, me seli në adresën Rr. B. Klinton Mulliri Praskut Obj.A2 Ll.B-1 Lok nr.2
Për qëllime të aktivitetit të saj të kredidhënies, ICKO mund të mbledhë e përpunojë të dhëna personale nga klientët e saj, të cilat do të ruhen në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi dhe me dispozitat e këtij dokumenti.
Andaj, ju ftojmë dhe ju lutemi të lexoni me kujdes kushtet në vijim, për të kuptuar praktiken tonë për mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave tuaja personale si edhe të drejtat tuaja.
Duke vizituar hapësirën tonë të internetit https://iutekosovo.wpenginepowered.com/ apo duke kryer një aplikim për kredi online, ju pranoni kushtet e ruajtjes dhe trajtimit të të dhënave personale sipas kushteve dhe afateve të këtij dokumenti. Për qëllim të ligjit Ligji Nr. 03/L-172 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ICKO do te konsiderohet kontrollues i te dhënave tuaja personale.
ICKO mund të mbledhë çdo informacion apo të dhënë qe përdoruesit e hapësirës se saj në internet, klientët apo individët e interesuar për shërbimet e saj mund të japin vullnetarisht duke aplikuar për kredi, duke plotësuar formularë në hapësirën e saj të internetit, duke u regjistruar në hapësirën tonë në internet, nëpërmjet telefonit, postës elektronike apo me mënyra të tjera. Këto të dhëna, mund të përfshijnë të dhëna të tilla si:
Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përkufizon të dhëna ndjeshme ato të dhëna që kanë të bëjnë me origjinën racore ose etnike, mendime politike, anëtarësimin në sindikata, besimin, fetar ose filozofik, dënimin penal si dhe të dhëna për shëndetin dhe jetën seksuale. ICKO nuk kërkon zakonisht nga klientët apo përdoruesit e shërbimeve të saj informacion mbi të dhëna ndjeshme, por në rast se ajo do të mbledhë të dhëna të tilla ato do të përdoren në përputhje me Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Ne mund të shpërndajmë të dhënat ndjeshme me furnizuesit dhe nënkontraktuesit tanë për të mbajtur të dhënat tuaja të përditësuara.
Përveçse nëpërmjet hapësirës se saj në Internet dhe mjeteve të tjera te komunikimit të përshkruara më sipër në këtë dokument, ICKO mund të marre informacion për klientët e saj edhe nëpërmjet palëve të treta (përfshirë për shembull partnerët e biznesit, banka etj).
Të dhënat tuaja personale do të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe do të përdoren nga ICKO për qëllimin e përfshirë, por pa u kufizuar si më poshtë:
Çdo aplikim, plotësim kërkese për kredi, plotësim formulari dhe informacion i paraqitur nga një vizitor në faqen tonë të internetit ose stafit tonë, e autorizon ICKO-në të përdore të dhënat e përmendura për të dhënë informacion në lidhje me produktet ose shërbimet e saj. Të gjitha të dhënat e siguruara nga ju, mund të përdoren për të siguruar përmbushjen e angazhimeve kontraktore të palëve.
Të dhënat personale të ruajtura si më sipër do të përpunohen dhe ruhen në serverat e menaxhuar nga ofrues të shërbimit të hostimit. Këto servera janë të vendosur në regjistrin e Kredive në Bankën Qendrore të Kosovës apo institucione të tjera të autorizuara, dhe në çdo rast në vende që sigurojnë një nivel të përshtatshëm mbrojtjeje, siç kërkohet nga Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Në rrethana të jashtëzakonshme, të dhënat personale mund të transferohen në vende të treta, por në çdo rast ky transferim do të mund të kryhet vetëm mbi bazën e një miratimi paraprak nga Autoritetet Kosovare sipas Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
ICKO do t’i ruajë të dhënat personale për 5 vjet. Në rrethana të caktuara, si për shembull kërkesa rregullatore, ICKO-në mund t’i duhet të ruajë të dhënat për një periudhë më të gjatë.
Ambientet e serverave të ICKO-në janë me një siguri të lartë dhe lejojnë akses për një personel të kufizuar. Çdo e dhënë do të jetë e enkriptuar në momentin e ruajtjes. ICKO do të sigurohet se çdo person, përfshi edhe stafin e saj, apo stafin ofrues të pritjes, që ka akses në të dhënat personale, t’i qaset atyre nën rregulla strikte konfidencialiteti.
Kur ICKO iu jep (ose ju keni zgjedhur) një fjalëkalim dhe/ose të dhëna të tjera ose në pjesë të tjera të faqes tonë të internetit, ju jeni përgjegjës për mbajtjen në mënyrë konfidenciale të fjalëkalimit dhe/ose të këtyre të dhënave të tjera të qasjes. Ne ju kërkojmë mos ta shpërndani fjalëkalimin dhe/ose të dhënat e tjera të qasjes, me asnjë njeri, përfshirë dhe pjestarët e familjes. Nëse e shpërndani fjalëkalimin dhe/ose të dhënat e tjera të qasjes me dikë tjetër, e bëni këtë në rrezikun tuaj, dhe nëse një përdorues hyn me të dhënat tuaja të identifikimit personal, çdo informacion apo transaksion që kryhet nëpërmjet llogarisë online apo faqes së internetit do të konsiderohet e bërë, ligjërisht, direkt nga ju për çdo qëllim.
Të dhënat e ndjeshme personale do të mbrohen në mënyrë të veçantë dhe të klasifikohen me qëllim të parandalimit të qasjes dhe përdorimit të paautorizuar. Këto të dhëna do të transferohen vetëm me pëlqimin tuaj, në rast të transferimit të tyre këto të dhëna do të mbrohen në mënyrë të përshtatshme, qoftë nëpërmjet kodimit apo forme tjetër të mbrojtjes.
ICKO instalon certifikata SSL në serverat e saj. Kur ju transmetoni të dhënat në faqen e internetin krijohet një sesion i sigurt me shfletues, dhe protokolli i aplikimit (i njohur si HTTP) do të ndryshojë në HTTPs ku “s” qëndron për siguri.
Megjithëse ICKO do të bëjë më të mirën për të mbrojtur të dhënat tuaja personale, për fat të keq, pavarësisht nga masat e mësipërme, transmetimi i informacionit nëpërmjet internetit nuk mund të jetë asnjëherë 100% i sigurt dhe ICKO nuk mund t’u garantojë plotësisht sigurinë e të dhënave tuaja të transmetuara, në mënyrë të veçantë kur pajisjet tuaja janë të prekura nga viruse apo software të tjera me qëllime të fshehta.
Andaj, sapo të kemi pranuar informacionin tuaj për ndonjë qasje të paautorizuar në shërbimet tona, ne do të përdorim procedura strikte dhe masa të sigurisë për të parandaluar një qasje të tillë të paautorizuar.
Ju do të njoftoheni nëse të dhënat janë kompromentuar për shkak të shkeljes së sigurisë.
ICKO mund t’i përhapë të dhënat e ruajtura me palët e treta, vetëm në situata të jashtëzakonshme me pëlqimin tuaj (ju lutemi të vini re se ju po jepni miratimit tuaj në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë) përfshirë:
Mund të ndodh që ICKO mund të dëshirojë të shesë ose të riorganizojë biznesin e saj ose të transferojë aksionet tek një partner potencial. Në këto raste, ICKO mund t’i transferojë të dhënat tuaja personale një partneri potencial dhe këshilltarëve të tij nëse ata pranojnë të ruajnë konfidencialitetin, dhe t’i përdorin të dhënat vetëm për të shqyrtuar dhe/ose negociuar një transaksion të mundshëm.
Ne nuk do t’i shpërndajmë të dhënat tuaja me palët e treta, me qëllim të dërgimit të njoftimeve promovuese për mallrat ose shërbimet e ofruara nga palët e treta.
ICKO mund të përdore cookies për të mbledhur informacion teknik për të dhëna të caktuara statistikore dhe përdorim të shërbimeve në faqen e internetit. Informacioni teknik i mbledhur mund të përfshijë adresën e protokollit (IP) që përdoret për të lidhur kompjuterin ose pajisjen tuaj në internet, informacionin tuaj të identifikimit, llojin e shfletuesit dhe versionin, vendosjen e zonës së kohës, llojet dhe versionet e shfletuesit, sistemin operativ dhe platformën etj.
Në çdo rast, informacioni i përmendur nuk duhet të përmbajë informacion personal identifikues.
ICKO mund të mbledhë informacione për përdorimin tuaj të përditshëm të internetit. Shfletuesi juaj ka mundësi të refuzojë cookies.
Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale ju jep të drejtën, pa pagesë, të pranoni, kundërshtoni përpunimin, në rrethana të caktuara, si dhe përditësimin, korrigjimin ose ndreqjen e informacionit që ne mbajmë për ju.
Ju mund të ushtroni të drejta tuaja të tjera në çdo kohë duke na kontaktuar nëpërmjet 038406080
Vini re se përpunimi i disa të dhënave personale që ICKO mban rreth jush është i nevojshëm për të përmbushur kontratat që ajo mund të ketë me ju; prandaj ICKO nuk do të jete në gjendje të ndalojë përpunimin e këtyre të dhënave, derisa të ekzistojë një kontratë mes jush dhe ICKO-së. Gjithashtu, vini re se të dhënat tuaja nuk mund të fshihen përgjithmonë, nëse ICKO-së do t’i duhet të mbajë informacion në lidhje me marrëdhënien tuaj kontraktore dhe/ose nëse i kërkohet me ligj që të mbajë te dhëna të caktuara për një periudhë të caktuar kohore.
Çdo ndryshim që mund t’i bëhet politikës së privatësisë në të ardhmen do të vendoset në faqen e internetit te ICKO-së dhe/ose do t’ju dërgohet me email apo në llogarinë tuaj online, nëse keni një të tillë.
Pyetjet, komentet dhe kërkesat në lidhje me këtë politikë të privatësisë janë të mirëpritura dhe duhet të adresohen në [email protected] / Tel.038406080
Përmbajtja e pëlqimit të Politikës së Privatësisë/Verifikimit pranë Regjistrit te Kredive:
Pëlqimi lidhur me kërkimin ne Regjistrin e Kredive te Bankës Qendrore të Kosovës jepet sipas formës së mëposhtëm:
Klauzola e pëlqimit paraprak
Nëpërmjet nënshkrimit të këtij aplikimi deklaroj se i gjithë informacioni që kam dhënë është i saktë dhe i plotë.
Duke kuptuar se, të dhënat e mia demografike dhe financiare të ruajtura në Regjistrin e Kredive të Bankës Qendrore të Kosovës do të trajtohen në përputhje me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale, sekretin bankar si dhe sekretin profesional, si dhe për faktin se ICKO dhe Regjistri i Kredive të Bankës së Kosovës kanë marrë të gjithat masat e nevojshme për të garantuar trajtimin e sigurt të të dhënave të mësipërme:
Autorizoj IuteCredit Kosovo J.S.C. që, për qëllimet që përfshijnë: