IuteCredit Kosovo

Iute Credit Kosova ofron kredi konsumuese pa kolateral dhe pa garantues, bazuar në të ardhurat personale, duke u dhënë mundësin ë klientave të tërheqin shumën e aprovuar në zyrat e Posta e Kosovës, Western Union ose në llogarinë e tyre bankare, pas nënshkrimit të marrëveshjes së kredisë.

Kredi transparente

IuteCredit Kosova është një partner i besueshëm në shërbimin financiar, i cili filloi veprimtarinë e tij në Kosovë në vitin 2017. Si çdo institucion mikrofinanciar, ne jemi të licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës. Ne i respektojmë parimet e llogaridhënies në huadhënie dhe u japim hua vetëm personave që kanë mundësi të paguajnë kredi të tilla sipas kushteve të parashikuara.

Fleksibilitet

Kredia që ne ofrojmë ka një afat nga 1 deri në 10 muaj për klientët për herë të parë dhe 1-18 muaj për klientët përsëritës, dhe shuma e ofruar varion në varësi të të ardhurave, kërkesave për pagesë mujore si dhe besueshmërise. Kjo nënkupton që ju mund të zgjidhni shumën e nevojshme të cilën ju mund ta paguani muaj për muaj si dhe datën e pagesës.

Përgjigja pas aplikimit merret brenda 10 minutash

Për të plotësuar një aplikim është e nevojshme të plotësohet një pyetësor i thjeshtë pranë zyrave tona, zyren postare ose në website-n tonë. Ju do të merrni një përgjigje brenda 10 minutash.