Sot, kompania ndërkombëtare e mikrokredisë dhe fintech (teknologjisë financiare) IuteCredit Europe mbajti një konferencë për shtyp në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, përmes së cilës nxori në pah faktet që qëndrojnë pas vendimit të papritur dhe të pajustifikuar të Bankës Qendrore të Kosovës për revokimin e licencës së saj. Kompania deklaroi se rasti BQK tani është bërë çështje ligjore diplomatike dhe politike dhe se veprimtaria e tyre ka qenë e ligjshme dhe e mbrojtur me ligjin e Kosovës.


Konferenca për shtyp e mbajtur sot në mëngjes nga IuteCredit Europe në Prishtinë u hap nga Korab Sejdiu, arbitër i certifikuar që përfaqëson kompaninë. Faktet e situatës aktuale të IuteCredit Kosova u paraqitën nga Rauno Kinkar, avokat në firmën e avokaturës Lextal, që përfaqëson IuteCredit Europe, dhe Evelin Kanter, zyrtare ligjore e Grupit në IuteCredit Europe.


“Duke marrë parasysh që kompania jonë IuteCredit ka zhvilluar veprimtarinë për tashmë  dhjetë vite dhe ka fituar besimin e qindra mijëra klientëve, ndërsa ka hyrë në tregun e Kosovës para dy vitesh dhe ka shërbyer deri më sot më shumë se 25 000 klientë, ishte tronditëse kur morëm vesh për këtë vendim të paligjshëm për të likuiduar një kompani plotësisht funksionale dhe të njohur”, tha Kinkar.


Kinkar theksoi se çështja tashmë ka eskaluar në nivel diplomatik, pasi Ministria e Punëve të Jashtme e Estonisë i ka dërguar një njoftim zyrtar Ministrit të Punëve të Jashtme në Kosovë, përmes të cilit njoftim kishte kërkuar të njoftohet për arsyet e pezullimit të aktiviteteve të IuteCredit Kosovo JCC. “Estonia ishte një nga vendet e para që njohu shtetësinë e Kosovës dhe gjithmonë e ka mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj në një nivel diplomatik,” deklaroi Kinkar dhe shtoi se Estonia dhe Kosova kanë pasur marrëdhënie të mirë deri më sot.


“Le të jemi të qartë – kjo është një çështje ndërkombëtare. Investimet estoneze janë nën kërcënim të drejtpërdrejtë dhe tani është koha për bashkëpunim, për të shmangur dëme të mëtejshme për investitorin estonez,” shtoi Kinkar.


Evelin Kanter, zyrtare ligjore e grupit në IuteCredit Europe, u rikujtoi se vendimi i BQK-së ishte i padrejtë dhe erdhi pa njoftim paraprak. “Akuzat e BQK-së janë të pabazuara. Në vendim, BQK-ja po akuzon IuteCredit për shkelje të planit tonë fillestar të biznesit të paraqitur gjatë aplikimit për licencë në vitin 2017. Plani i paraqitur i biznesit ishte menduar të ndryshohej që nga fillimi dhe këto informacione iu paraqitën BQK-së që nga fillimi dhe gjithashtu u shtypën edhe në faqen e parë të planit të biznesit,” shpjegoi Kanter.


“Në vendet me tregje efektive, plani i biznesit është një dokument që i përket kompanisë dhe qëllimi i tij është të ndihmojë për të arritur qëllimin e kompanisë. Kompania gjithashtu ka të drejtë të bëjë ndryshime në këtë plan, nëse është e nevojshme për të përmbushur qëllimet e saj dhe kjo është ajo që bëmë ne. Nuk ka asnjë ligj në Kosovë që na detyron të njoftojmë BQK-në për ndryshimet që duam të bëjmë në planet tona të biznesit,” tha Kanter dhe shtoi se IuteCredit Kosova dorëzoi një plan të rishikuar të biznesit në BQK më 14 nëntor 2019, i cili pasqyronte operacionet e rregulluara të biznesit të ICKO-s, përfshirë, ndër të tjera, normat efektive të interesit të ulura. Sipas Kanter, asnjë njoftim nuk është marrë nga BQK-ja për atë plan biznesi.


Kanter gjithashtu hodhi poshtë pretendimet e përhapura në media që normat e IuteCredit janë më të larta se sa që lejohet. “Këtë vit, IuteCredit ka dhënë kredi me APRC prej 59%. Si krahasim – Estonia ka APR maksimale prej 58%. Prandaj, kjo nuk është diçka e jashtëzakonshme dhe nuk ka lidhje me % e përmendur në artikujt që paraqesin norma të interesit prej 236% dhe ngjashëm – ne nuk kemi dhënë kredi me norma të tilla të interesit,” tha Kanter. Ajo shtoi që normat e interesit të aplikuara nga IuteCredit përfshijnë kostot e procesimit, shpenzimet e interesit dhe rrezikun kreditor, pasi që këto janë kredi të pasiguruara – jo kredi me kolateral, për klientët që marrin kredi për herë të parë.


Për ta mbrojtur kompaninë, në veçanti punonjësit, partnerët afaristë dhe investitorët e IuteCredit, kompania është duke operuar me firma ndërkombëtare ligjore dhe gjithashtu vazhdon të operojë plotësisht me autoritetet rregullative në Kosovë. Kompania do të shpalosë informacione sapo gjetje të reja të bëhen të disponueshme, përmes ueb-faqes së saj www.iutecredit.com.


IuteCredit është kompani ndërkombëtare e mikrokredisë dhe fintech (teknologjisë financiare) me origjinë nga Estonia, e cila kryesisht fokusohet në kredi me këste, përfshirë kreditë për vetura. Periudha mesatare e kohëzgjatjes së kredisë është një vit. Sot, IuteCredit është bërë kompani lidere e mikrokredisë në Evropë, me një bilanc të gjendjes prej 100 milionë Euro dhe më shumë se 200,000 klientë aktiv. Kompania gjeneron fondet e saj kryesisht nëpërmjet bonove të emetuara që janë të listuara në Bursën e Frankfurtit.


Kompania operon në Moldavi, Shqipëri, Maqedoni Veriore, Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Portofoli i partnerëve afaristë të IuteCredit përfshinë shërbime postare shtetërore, teleoperatorët ndërkombëtarë Orange, VodaFone, Deutsche Telekom, dyqanet e mëdha të elektroteknikës, etj.

Informacion shtesë:

Qendra e Shtypit e IuteCredit

press@iutecredit.com