Sipas kompanisë ndërkombëtare për mikrokredi dhe teknologji financiare ”IuteCredit”, teksti i publikuar dje në Insajderi është një përpjekje qesharake për të arsyetuar veprimet e paligjshme të Bankës Qendrore të Kosovës për të hequr licencën e kompanisë.

Kryeshefi ekzekutiv i IuteCredit Europe, Tarmo Sild, është tronditur nga akuzat e rreme dhe pretendimet e bëra në artikull. ”Kjo nuk është gazetari. Është fantazi e sëmurë e dikujt, ku gjërat që nuk lidhen i ka lidhur me njëra-tjetrën. Nëse teksti i publikuar në Insajderi është një pasqyrim i mendimit të autoriteteve të Kosovës, atëherë ne tani e kuptojmë pse ata e kanë fshehur arsyetimin për revokimin e licencës nga IuteCredit. Ky lloj i teorive të konspiracionit nuk është i vërtetë dhe mund të rrëzohet lehtë”, tha Sild.

“Ne do t’i kthehemi kësaj teme në mënyrë më të detajuar sa më shpejt të jetë e mundur. Në këtë pikë, mund të themi shpejt se i gjithë ky është trillim me qëllim të keq. Është çështje aq e madhe sa kërkon më shumë kohë për t’u përgjigjur në detaje. Është gjithashtu një sulm ndaj një numri kompanish estoneze me reputacion, që vetëm sa shton absurditetin e tërë përpjekjes”, tha Slid.

Për shembull, thuhet se “Në vitin 2013, subjekti juridik Arco Vara u shit për 650,000 euro”. Arco Vara nuk iu shit në vitin 2013 askujt, për asnjë çmim. Arco Vara u vu në listën e Nasdaq OMX Baltic Exchange (Bursa Baltike Nasdaq OMX) në vitin 2007 dhe madhësia e ofertës fillestare publike ishte më shumë se 66 milion EUR.

”Vlen të shtrohet pyetja – a është vërtet e besueshme që Banka Qendrore e Kosovës dhe autoritetet e Kosovës janë të vetmes në Evropë që mund të zbulojnë skema të mëdha? Të gjitha kompanitë për të cilat ata dyshojnë, një Zot e di se për çka, janë duke funksionuar në mënyrë të suksesshme në vendet tjera. Asnjë vend në Bashkimin Evropian ose në shtetet e tjera të Ballkanit nuk sheh ndonjë problem, por Kosova i ka rënë pikës. Vërtetë?” Pyeti Sild.

Ka qenë edhe një shembull me një bankë të mirënjohur Estoneze – Coop Bank. Në artikull thuhej se ‘’arsyeja pse Coop Bank është përfshirë në listën e sanksioneve është se ajo bankë është e lidhur me regjimin e Putinit. Kjo kompani ka aksione edhe në Bankës e Moskës.” Megjithatë, Coop Bank është bankë e mirënjohur, e listuar publikisht në NasdaQ Baltic dhe nuk bën pjesë në asnjë listë të sanksioneve dhe as nuk ka lidhje me regjimin e Putinit. Gjithashtu as nuk ka aksione në Bankën e Moskës, shpjegoi Sild.

”Duket sikur dikush ka marrë mundin të bëhet gazetar ose ka luajtur detektivin, por nuk di si të bëjë kërkime në Google ose nuk di ndonjë gjuhë të huaj dhe ka krijuar një marrëzi të pabesueshme. Në Estoni, nëse dikush shkruan një histori me saktësi të ngjashme faktike, mund të shkruajnë për konspiracionet e tokës së sheshtë dhe reptilët, dhe këshillohen që të vënë një kapelë pre folie”, tha Sild.

IuteCredit është një kompani ndërkombëtare e mikrokredisë dhe teknologjisë financiare me origjinë nga Estonia, e cila përqendrohet kryesisht në kreditë me këste, përfshirë këtu kreditë për vetura. Periudha mesatare e kredisë është një vit. Sot, IuteCredit është një kompani lidere e mikrokredisë në Evropë, me një bilanc prej 100 milionë euro dhe më shumë se 200.000 klientë aktivë. Kompania mbledh fondet e saj përmes bonove të tregtuara publikisht që janë të listuara në Bursën e Frankfurtit. Kompania operon në Moldavi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Kosovë, dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Portofoli i partnerëve afaristë të IuteCredit përfshin shërbimet postare shtetërore, operatorët telefonikë ndërkombëtarë si Orange, VodaFone, Deutsche Telekom, dyqanet e mëdha të elektronikës, etj.

Informacion shtesë:
Qendra e shtypit të IuteCredit

press@iutecredit.com