Iutecredit Kosova, partner zyrtar i ciklit Olimpik 2017-2020
17/07/2019
Nënshkruhet marrëveshja midis Iutecredit Kosova dhe Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), për të sponsorizuar lojërat olimpike në të cilat do të merr pjesë Kosova me të rinjtë e saj.
Drejtori ekzekutiv i Iutecredit Kosova, Shpend Maxhera ka thënë se si instituti financiar më i ri në Kosovë, i cili po rritet me hapa të shpejtë dita-ditës në çdo qytet të Kosovës, janë të kënaqur të jenë në përkrahje të të rinjve, të cilët po përgatiten për ciklin olimpik.
“Iutecredit duke filluar nga zyra qendrore në Estoni, në politikat e saj ka futur përkrahjen e sportistëve, duke qenë në dijeni të asaj që sporti ndikon shumë në shëndetit tonë. Jo rastësisht jemi këtu sepse do të nënshkruajmë një marrëveshje sponsorizimi. Iutecredit është i gatshëm dhe do të vazhdojë që ta përkrahë sportin në Kosovë”, ka thënë Maxhera.
Ndërsa, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani ka thënë se KOK ka nderin dhe kënaqësinë për arritjen e kësaj marrëveshje.
“Fleksibiliteti, besueshmëria, transparenca, korrektësia, llogaridhënia, qeverisja e mirë dhe kredibileti janë vetëm disa nga parimet e Iutecredit Kosova, të cilat lidhen ngushtë edhe me vizionet dhe misionin e KOK-ut. Me Iutecredit Kosova, si grand partner ekskluziv, KOK-u vetëm sa do ta fuqizojë stabilitetin financiar, një përqindje e mirë e cila iu dedikohet kryesisht sportisteve të cilët fal sukseseve të shumta po e fuqizojnë thënien se sportiste janë ambasador më të mirë të vendit tonë. Bashkë do të ecim suksesshëm në lojërat Olimpike Tokio 2020, me 19 bursistët tanë, me theks të veçantë xhudistët”, ka thënë Hasani.
Marrëveshja u nënshkrua nga Drejtori i IuteCredit për Kosovë, Shpend Maxhera, si dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani.
Ky sponsorizim aktivizohet në kuadër të Përgjegjësisë Sociale të Koroporatës Iutecredit Kosova, i cili institucion ka alokuar një fond të veçantë për të mbështetur një sërë politikash sociale të organizuara nga Institucione publike dhe jo-fitimprurese.
Iutecredit thekson se është gjithmonë në kërkim të ideve të cilat frymëzojnë brezat e ndryshëm në organizimin e aktiviteteve pozitive që mund të rrisin mirëqenien fizike dhe psikologjike të qytetarëve të Kosovës dhe për këtë arsye gjysmë maratona e Prishtinës është ngjarja e përkryer për të arritur këtë qëllim.
Iutecredit gjithashtu thotë se është kompania e vetme aktualisht në territorin e Kosovës që i ofron mundësinë klientëve të marrin një mikrokredi në kohë rekord dhe pa burokracitë që kushdo i ndesh në çdo institucion bankar ose financiar tjetër në Kosovë dhe kjo jo vetëm në Prishtinë, por në pjesën më të madhe të vendit.