IUTECREDIT: FILIALIT NË KOSOVË I REVOKOHET LICENCA PA NJOFTIM PARAPRAK
06/12/2019
Filloi hetimi dhe vlerësimi i masave ligjore për zgjidhjen e situatës
Talin, Estoni, 6 dhjetor 2019. IuteCredit Kosova (ICKO), filial i cili plotësisht është në pronësi të IuteCredit Europe dhe kompani simotër e IuteCredit Finance S.à r.l., sot pa njoftim paraprak, ka marrë njoftim nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK) se iu është revokuar licenca e mikrofinancës së ICKO e cila ka hyre në fuqi menjëherë. Sipas vendimit të BQK-së, arsyet e revokimit të licencës janë që aksionari ICKO nuk është në pajtueshmëri dhe që ICKO nuk ka siguruar aplikimin e duhur të normës efektive të interesit të komunikuar në planin e biznesit sikur në kohën e aplikimit në vitin 2017.
Revokimi i licencës është plotësisht i papritur. As ICKO dhe as Grupi nuk morën pranuan vërejtje paraprake nga BQK në lidhje me pajtueshmërinë e aksionarit të ICKO ose ndonjë paralajmërim për revokimin e licencës për shkak të devijimeve nga plani i biznesit. ICKO madje aplikoi në BQK për licencë për të zgjeruar biznesin e saj për shërbimet e pagesave, e cila është dorëzuar me 19 tetor 2018 dhe dokumentacioni ishte kompletuar më 15 prill 2019 pas rishikimit nga ana e BQK-së. BQK kishte deklaruar që ICKO do të merrte përgjigje në kërkesën për licencë pas 90 ditësh.
Sa i përket mos-pajtueshmërisë së supozuar me planin e saj të biznesit, ICKO kishte dorëzuar një plan të rishikuar të biznesit tek BQK-ja më 14 nëntor 2019, i cili pasqyronte operacionet e përshtatura të biznesit të ICKO, duke përfshirë, ndër të tjera, normat e ulura efektive të interesit. Deri më tani, nuk kemi pranuar asnjë njoftim nga BQK për atë plan biznesi.
Sa i përket pajtueshmërisë së aksionarit të ICKO-së dhe strukturës së përgjithshme të aksionarëve të IuteCredit Europe, duhet të theksohet fakti që aksionari i ICKO dhe struktura e aksionarëve të IuteCredit Europe kanë mbetur në thelb të njëjta qëkur ICKO mori licencën e saj nga BQK-ja. Aksionari kontrollues i IuteCredit Europe është Alarmo Kapital me 89.81% të aksioneve, ku Tarmo Sild (Kryeshefi Ekzekutiv) dhe Allar Niinepuuu (Kryetar i Bordit Mbikëqyrës) janë përfituesit final të Alarmo Kapital.
Kompania inicioi menjëherë një hetim dhe vlerësim ligjor të fakteve me qëllim të shfrytëzimit të plotë të të gjitha masave ligjore në dispozicion për të ndihmuar në zgjidhjen e situatës dhe në mbrojtjen e interesave të IuteCredit Europe si aksionar, kreditor dhe investitor në Kosovë.
Portofoli i ICKO arrin shumen e 12.3 milion eurove, që është e barabartë me 11% të bilancit të përgjithshëm të Grupit. ICKO nuk ka asnjë kreditor tjetër përveç Kompanisë Ame me një borxh prej 5.8 milion eurove, dhe investitorë të platformës Mintos crowdfunding me një borxh prej 3.9 milion euro. Marrja e kredive në Kosovë është ndaluar. Mbledhja e arkëtueshmeve nga klientët është duke u aplikuar dhe do të vazhdojë.
IuteCredit
Kristel Kurvits, Zyrtare Kryesore Financiar (ZKF) e Grupit
Email: [email protected]
Telefoni: +372 55 88 77 0
Evelin Kanter, Zyrtare Kryesore Ligjore (ZKL) e Grupit
Email: [email protected]
Telefoni: +372 50 52 72 9
Aalto Capital (Zyra për Marrëdhënie me Investitor)
Sven Pauly, Konsulent
Email: [email protected]
Telefoni: +49 89 898 67 77 0
Rreth IuteCredit:
IuteCredit – është themeluar në vitin 2008 – dhe është një kompani lidere evropiane për financa personale. Grupi është i specializuar në kreditë e konsumatorëve përmes pronësisë prej 100% filialeve të tij duke përdorur ekuitetin dhe kapitalin e kredive. IuteCredit aktualisht u shërben klientëve te saj në Moldavi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Kosovë si dhe Bosnje dhe Hercegovinë.
Që nga data 30/09/2019, ekipi i IuteCredit ishte rritur në 341 punonjës, përfshirë ekipin menaxhues dhe të IT-së. I gjithë ekipi i IuteCredit përpunoi pothuajse 470,000 aplikacione për kredi në 9M/ 2019. IuteCredit administron më shumë se 500,000 klientë me mbi 90 milion euro të bruto prinicipalit të kredive në bazën e të dhënave të saj.
Produktet e kredisë së IuteCredit janë kredi të pasigurta të konsumatorit me afat të maturimit nga 1 muaj deri në 36 muaj dhe kredi të siguruara me afat të maturimit deri në 60 muaj.
Misioni i IuteCredit është të krijojë një përvojë të jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritjet e konsumatorëve.