Institucioni mikrofinanciar IuteCredit sot nënshkruajti marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë e njohur Moneta – MoneyGram, duke e zgjeruar edhe më tej rrjetin e pikave për disbursimin e mjeteve dhe pagesat e kësteve për klientët e saj.

Drejtori ekzekutiv i IuteCredit, Z. Shpend Maxhera dhe Drejtori Ekzekutiv i Moneta – MoneyGram Arben Ferri, sot e nënshkruan këtë marrëveshje, duke u zotuar kështu për një bashkëpunim afatgjatë, në të mire të qytetarëve të Kosovës, për të i’u ofruar zgjidhje të shpejta financiare.

Me këtë marrëveshjë, të gjithë klientët e IuteCredit, mund t’i marrin mjetet e tyre të kredisë, apo edhe t’i paguajnë këstet e tyre në mbi 150 pika të Moneta – MoneyGram në gjithë Kosovën.

Kështu, përmes këtij bashkëpunimi, IuteCredit tregon që për qëllim kryesor ka synimin që të jetë sa më afër klientëve të saj, për të I’u ofruar një ekperiencë të jashtëzakonshme, e poashtu tregon edhe njëherë që është lider në Kosovë, duke ju ofruar shërbimet më të shpejta në treg dhe duke u bërë zgjedhja e parë e qytetarëve, për zgjidhjet e problemeve financiare

Iutecredit është kompania e vetme aktualisht në territorin e Kosovës që i ofron mundësinë klientëve të marrin një mikrokredi në kohë rekord dhe pa burokracitë që kushdo i ndesh në çdo institucion bankar ose financiar tjetër në gjithë Kosovën.

Në vetëm 10 minuta dhe vetëm me letërnjoftim, ju mund të aplikoni dhe të merrni menjëherë paratë që ju duhen në zyrat e Iutecredit në Prishtinë, Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë dhe Ferizaj. Poashtu në 26 Zyra Postare, në çdo qytet të Kosovës ju mund të aplikoni online në www.iutecredit.org.