IuteCredit dhe KB Prishtina sot kanë zyrtarizuar marrëveshjen për sponsorizimin e klubit, në sezonin 2019-2020.

Drejtori ekzekutiv I IuteCredit, Shpend Maxhera dhe Presidenti i klubit KB Prishtina, Shkelzen Fitimi, nënshkruan marrëveshjen e sponzorizimit, duke ndërtuar themelet e një bashkëpunimi afatgjatë në të ardhmen.

Presidenti i klubit KB Prishtina, Shkelzen Fitimi, fillimisht u shpreh i lumtur për mbështetjen e IuteCredit, duke e falenderuar Z. Maxhera.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i IuteCredit, Shpend Maxhera, tregoi që ky është vetëm fillimi, dhe shpreson që kjo marrëveshje të zgjasë edhe për vitet në vijim:

“IuteCredit tani po i bënë dy vite së operuari në Kosovë. Një kompani e specializuar për kredi të shpejta dhe pa burokraci, pra aplikimi për kredi bëhet vetëm me letërnjoftim. Një kompani që për një kohë të shkurtë ka zgjat dorën disa sporteve dhe është viti i dytë që jemi sponsor kryesor i Komitetit Olimpik, Federatës Atletike të Kosovës dhe kemi përkrahur klubin e hendbollit Prishtina, prandaj këto konferenca në janë bërë të shpeshta tashmë”.

“Do të nënshkruajmë një marrëveshje bashkëpunimi me KB Prishtina si klubi më i suksesshëm. Një ndër përgjegjësitë sociale të IuteCredit është të ndihmojmë sportin dhe të ndihmojmë rininë, duke e promovuar një jetë të shëndetshme tek qytetarët e Kosovë, u shpreh Maxhera.